PortalliPortalli  ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  ChatChat  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Kush do e fitoj Champions League 2008-2009 ??
Tue Sep 16, 2008 9:17 pm nga ACMILAN

» champions league 2008-2009
Tue Sep 16, 2008 9:05 pm nga ACMILAN

» Si ndiheni ne kto momente!!!
Mon Sep 15, 2008 6:29 pm nga ACMILAN

» Nuk Duroj Dote..
Mon Sep 15, 2008 6:28 pm nga ACMILAN

» Fjali te tjera
Mon Sep 15, 2008 6:27 pm nga ACMILAN

» Pershkruani anetaret e forumit vetem me nje fjale
Mon Sep 15, 2008 6:24 pm nga ACMILAN

» cifti me i bukur i forumit ose chatit
Mon Sep 15, 2008 6:22 pm nga ACMILAN

» Ky Kjo Siper..
Mon Sep 15, 2008 6:21 pm nga ACMILAN

» Si te zesh nje femer ....
Mon Sep 15, 2008 6:20 pm nga ACMILAN

Social bookmarking
Bookmark and share the address of Free-Time on your social bookmarking website
Feja
Falja e Namazit
Bibla Shqip
Kohet e faljes ne 6 miljon qytete
Shtetet:
Zbavitje Chat
http://widget.mibbit.com/?settings=7ca12664887d4b6e7a0fa6552f9e0de6&server=irc.hapesira.org&zbavitje=%23myChan
Fjalore
Shqip - Shqip
Shqop -Anglisht
Anglisht - Shqip
Shqip - Greqisht
Greqisht - Shqip
Shqip - Italisht
Italisht - Shqip
Fjalor Interneti

Share | 
 

 Sonila Meco "Dashuria ime gjashtėvjeēare"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Killerina
Kryetare Bashkie
Kryetare Bashkie


Numri i postimeve : 1553
Age : 107
Location : everywhere
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Sonila Meco "Dashuria ime gjashtėvjeēare"   Thu Mar 06, 2008 2:49 pm



Gjendet shpesh nė qendėr tė thashethemnajave. Por e pranon kėtė si ēmim tė famės. Sepse Drini, i dashuri i saj, di t’i japė qetėsinė. Prandaj dhe kanė vendosur qė kėtė verė tė nisin bashkėjetesėn. Si kulmi i njė lidhjeje, detajet e sė cilės Sonila Meēo i rrėfen pėr tė parėn herė.

Sonila Meēo duhet tė ndihet nė qiellin e shtatė. Dhe jo mė kot: njė media e njohur greke si "Mega sapo e cilėsoi “njė nga pesė gazetaret mė tė mira nė Ballkan” - tashmė ajo ėshtė kthyer nė imazhin e njė televizioni tė rėndėsishėm si Vizion Plus duke drejtuar edicionin kryesor tė lajmeve; sė shpejti do tė nisė njė program qė pretendon tė jetė tepėr i suksesshėm; ēdo OJQ prestigjioze, ambasadė deri edhe tek Presidenca, i dėrgojnė ftesa pėr tė marrė pjesė nė aktivitetet e tyre. Dhe nėse ju ėshtė marrė fryma duke lexuar mė sipėr ja edhe diēka tjetėr: sapo nisi tė shkruante nė njė tė pėrjavshme, Sonila pati ofertat e para nga njė botues, pėr t’i pėrmbledhur shkrimet e saj nė njė libėr. Ndokush tjetėr do tė bėnte ēmos qė ta tregonte qė me tė vėrtetė ka prekur qiellin me dorė. Por ajo jo. Ajo vijon tė jetė e njėjta: ka aftėsinė qė nė pesė minutat e para qė ulet nė tavolinė, tė kthehet nė shoqen tėnde. “Aq shumė rrėmujė ėshtė bėrė trafiku nė bulevard, saqė kur po vija e gjeta veten duke ecur nė krah tė kundėrt, dhe makinat pėrballė meje i binin burisė e unė nuk po merrja vesh asgjė”, tregon me njė frymė dhe qesh sikur tė njeh prej vitesh. Ėshtė e veshur thjesht, me njė palė pantallona tė zeza dhe njė golf tė zi, qė i nxjerrin nė pah format e trupit tė saj tė gjatė dhe elegant. Flokėt dhe tualeti janė po aq tė rregullt sa nė studio. Por vetėm kaq ėshtė e pėrbashkėt me imazhin e saj televiziv, pasi nga afėr ėshtė mė e shpenguar dhe shumė e ngrohtė, edhe pse qė kur ka pranuar tė japė njė intervistė e ka ditur se kėsaj radhe do tė rrėfejė pėr dashurinė e saj, pėr atė qė nė mediat shqiptare deri tani e quante thjesht “mik”. Ashtu si njė gazetė e shpjegoi me shaka: “U desh tė vinte njė media e huaj pėr tė mėsuar sekretet intime tė Sonilės”. Pėrpara disa javėsh, televizioni i njohur grek Mega, realizoi njė reportazh mbi jetėn e pėrditshme tė Sonila Meēos, i cili u transmetua nė emisionin e pėrjavshėm “Personazh”. Gazetari e shoqėroi Sonilėn ngado pėr njė ditė tė tėrė, duke zbuluar pėr herė tė parė edhe tė dashurin e saj, Drini Jasėn.

Nė fakt nuk kishte qenė e paramenduar. As qė hynte nė planet e Sonilės qė nė atė dokumentar tė rrėfente historinė e saj tė dashurisė, qė nė mediat shqiptare kishte dashur gjithmonė tė mos e komentonte, duke i lėnė gazetarėt tė thurnin ndėrkaq hamendjet e tyre. “Ishte e rastėsishme. Ata donin qė unė tė tregoja se ēfarė bėja nė njė ditė tė zakonshme, dhe nė njė ditė tė zakonshme unė takohem edhe me Drinin. Deri nė atė moment kam dashur ta ruaj si njė gjė tė timen personale, duke ditur qė e gjithė pjesa tjetėr e jetės sime ėshtė nė publik”. Tashmė me Drinin ka gjashtė vjet qė njihet, njė marrėdhėnie me ulje e zbritje si tė gjithė tė tjerat, vetėm se tani Sonila Meēo ėshtė e bindur plotėsisht se ky ėshtė njeriu me tė cilin do tė donte tė kalonte pjesėn tjetėr tė jetės, aq sa kėtė verė tė dy po mendojnė tė nisin tė jetojnė nėn njė ēati. “Drini mė njeh shumė mirė, e kam pasur nė krah dhe mė ka ndihmuar edhe nė momentet mė tė vėshtira. Kur je njė personazh publik, tė duhet tė jesh gjithmonė e pranueshme, tė bėhesh pak hipokrite pėrpara kamerave, qė do tė thotė se duhet tė qeshėsh edhe kur tė qahet. Drini ėshtė nga tė paktit qė mė njeh se si jam nė tė vėrtetė, ai ėshtė mjaft qetė, i pjekur dhe shumė tolerant, dhe gjithmonė gjen momentin kur ndėrhyn”.



Historia me Drinin nisi qė kur Sonila punonte nė TV Klan. Atje ai vazhdon ende tė punojė si pėrgjegjės transmetimi dhe regjisor, ndėrsa Sonila lėvizi mė pas nė Top Channel kur nė katėr vjet u bė figura kryesore e edicionit tė lajmeve. E ndėrsa fama e Sonilės do tė rritej, Drini do tė mbetej pothuajse i padukshėm nė sytė e publikut, tė paktėn pėr ata qė nuk qėllonin tė ishin nė tė njėjtėt kafe pothuajse ēdo pasdite me ēiftin. Dhe dukej se e tillė kjo lloj marrėdhėnieje ishte pranuar nga tė dy. “Duke qenė nė sytė e publikut gjykohem pėr ēdo gjė, nuk doja qė tė mė gjykonin edhe pėr kėtė marrėdhėnie qė e mbaja aq tė shtrenjtė. Pėr Drinin nuk ka pėrbėrė asnjėherė problem fakti qė unė isha e njohur dhe ai jo. Ky kompleks fatmirėsisht i ka munguar. Realisht, tė dy mė shumė rėndėsi i kemi dhėnė faktorit “ne” sesa faktorit “ne dhe publiku”.
Edhe pse Sonila ėshtė mė se entuziaste kur tregon pėr tė dashurin e saj, nuk ėshtė e thėnė qė biseda tė vijojė fund e krye pa u ndėrprerė: shpeshherė shkėputet nė mes nga njerėz tė njohur, tė cilėt hyjnė nė lokal dhe pėrshėndeten pėrzemėrsisht me Sonilėn. Tė qenit njė figurė e njohur tė vė nė qendėr tė vėmendjes. Domosdoshmėrisht shkakton dhe thashetheme. Aq mė shumė qė tė paktėn vitin e fundit mediat janė bėrė tepėr agresive pėr tė zbuluar ēdo lloj detaji tė jetės intime tė VIP-ave, sepse janė kronikat rozė ato qė ngjallin mbi tė gjitha kėrshėrinė e publikut. Edhe pėr Sonilėn jo pak ėshtė aluduar pėr lidhje tė mundshme me figura tė njohura tė politikės dhe shoqėrisė. “Kėtu ndodh diēka shumė interesante. Edhe po tė mos jesh e njohur, nėse shoqėria apo farefisi yt tė sheh dy apo tre herė me njė mashkull, automatikisht mendon se ke diēka me tė. Kur je personazh publik njeh dhe krijon miqėsi me shumė njerėz dhe njė pjesė e tyre qėllojnė tė jenė publikė. Mes turmės sė atyre njerėzve me tė cilėt pi kafe, thjesht pėr shoqėri apo pėr ēėshtje pune, njerėzit piketojnė dy apo tre copė, tė cilėt, sipas mendimit tė tyre “mė shkojnė mė shumė” dhe arrijnė nė konkluzione krejtėsisht tė pavėrteta”. Por Sonila nuk ėshtė munduar ndonjėherė t’i shmangė kėto thashetheme as t’i pėrgėnjeshtrojė, duke ditur se do tė ishte njė humbje kohe. Pėr tė, ėshtė pothuajse e panevojshme tė nxjerrė shpatėn e tė mundohet t’i mbushė mendjen ēdo lloj individi qė gjithsesi siē shprehet ajo, nė fund tė ditės do tė kishte sėrish bindjet e veta. Dhe pėr kėtė e ka ndihmuar mė shumė Drini, i cili sipas fjalėve tė Sonilės: “Mė njeh aq mirė, saqė nuk ka ndjerė ndonjėherė nevojėn pėr t’u konfirmuar nga gazetat”. Pėr Sonilėn, Drini mbetet kritiku i saj mė i mirė. Ajo tregon se shpesh i ndodh bėhet mė e ndjeshme seē duhet ndaj kritikave, por nėse nuk do tė ishte pėr tė dashurin e saj, ajo ndoshta do t’i vuante mė shumė uljet dhe ngritjet e famės. “Ekrani tė kultivon egoizmin akut. Dhe kur kėsaj i shton edhe hipokrizinė e shumė njerėzve qė rrethojnė personazhet e njohura, ėshtė e rėndėsishme qė tė kesh njė mbėshtetje tė fortė nga njerėz qė tė duan sinqerisht. Nė kėtė pikė, Drini ka pasur njė rol tė rėndėsishėm dhe mė ka ndihmuar qė edhe momentet e vėshtira t’i kaloj thjesht si pickime”. Nėse dėgjon Sonilėn tek flet gjithė pasion pėr dashurinė e saj gjashtėvjeēare, e kupton se mė shumė se gjithēka Drini ka qenė njė terapi pėr tė, dhe ashtu si njė masazh i mirė, edhe mbėshtetja dhe siguria qė i ka dhėnė ai, reflektohet si nė jetėn e pėrditshme, ashtu edhe nė ekran. “Jam rritur me tė, jemi pjekur bashkė dhe nėse ndonjėherė kam dyshuar se lidhja jonė do tė funksiononte, tashmė mė shumė se kurrė mund tė them se ai ėshtė njeriu i duhur”. Duket e vendosur qė ai ėshtė njeriu me tė cilin ia vlen tė bėjė planet pėr tė bashkėjetuar dhe fytyra i shkėlqen sikur pėrpara saj tė kishte ndriēimin e fortė tė studios sė lajmeve, dhe jo abazhurėt e zbehtė tė kafesė.

Tė luash me imazhin
Di tė jetė protagoniste. Dhe jo vetėm nė ekran. Mė shumė sesa duhet? Sonila Meēo pėrgjigjet

Ēfarė mendon kur sheh veten tėnde nė njė reklamė gjigande nė autostradė?
Tė them tė drejtėn mė bėhet qejfi. Por tė jemi tė sinqertė ėshtė njė mėnyrė publiciteti e pėrdorur gjerėsisht nė botė, dhe qė nė Vizion Plus ka rezultuar me sukses.

Thuhet se qė kur ke shkuar ti, “Vizion Plus” ka pasur njė ngritje tė dukshme?
Patjetėr qė nga mua (qesh)… Bėj shaka. Ėshtė e vėrtetė qė fuqia e televizioneve nė Shqipėri matet me kualitetin e edicionit tė lajmeve, dhe po, edicioni i lajmeve nė Vizion Plus ka pasur njė ngritje dhe sondazhet kanė treguar qė ėshtė ndėr mė tė shikuarit. Por e kam thėnė dhe do ta pėrsėris gjithmonė, qė merita mė e madhe i takon drejtorit tė informacionit, Andi Bejtja, qė pėr mua ėshtė i pakrahasueshėm nė treg.

Le njė ekran ku e kishe tė garantuar shikueshmėrinė si Top Channel, pėr tė punuar sėrish me Andi Bejten? Kaq rėndėsi kanė njerėzit me tė cilėt punon pėr ty?
Patjetėr. Puna nė media tė futet nė gjak, e bėn me pasion dhe ky pasion nuk mund tė kultivohet nėse njerėzit qė ke mbi kokė nuk tė frymėzojnė dhe me tė cilėt mungon njė komunikim i shėndoshė. Nė trinomin ekran-njerėz-komunikim, unė lashė ekranin dhe zgjodha kėto dy tė fundit, njė zgjedhje pėr tė cilėn jam shumė e lumtur qė e kam bėrė.

Ka njė debat tė heshtur midis gazetarėve tė terrenit dhe folėsve tė lajmeve. Tė parėt pretendojnė se ju nuk jeni gazetare…
Unė nuk e di se cili ėshtė pėrkufizimi real i gazetarit. Pothuajse gjithmonė intervistat nė studio apo nė lidhje direkte nga terreni i kam bėrė vetė dhe nuk mė kanė ardhur tė gatshme nga newsroom-i. Po tė isha vetėm njė folėse elokuente dhe me memorie tė mirė, nuk do tė ishin arsye tė mjaftueshme qė drejtuesit e tė gjithė televizioneve ku kam punuar tė mė caktonin mua pėr lidhjet mė tė rėndėsishme direkte, qė zakonisht merren pėrsipėr nga vetė drejtorėt e informacioneve apo kryeredaktorėt. Megjithatė, nėse ekziston njė pėrkufizim strikt se “gazetar ėshtė vetėm ai qė lajmin e nxjerr nė terren dhe jo nė studio” atėherė gjithēka ēfarė thashė mė sipėr e hedh poshtė.

Je mjaft e pranishme nė faqe gazetash dhe revistash. Nuk ke frikė se konsumohesh?
Ka shumė arsye pėr tė cilat unė kam qenė kaq shpesh nėpėr gazeta e revista. E para, sepse kalimi im nga Top Channel tek Vizion Plus ishte pak i vėshtirė pėr t’u perceptuar nga shumė njerėz, tė cilėt ende mė identifikonin si “Sonila e Top-it”. Largimi ngjalli kureshtje e pranoj, por e pranoj qė edhe unė e shfrytėzova si mundėsi publiciteti pėr pozicionin e ri timin. Ka raste kur daljen nė mediat e tjera e shfrytėzoj pėr promocion, ka raste kur mendoj se gazetarėt mė kėrkojnė mua si personazhin e radhės sa pėr tė mbushur ndonjė faqe gazete, meqė edhe unė kam marrėdhėnie tė mira mė tė gjithė ata. Tė them tė drejtėn, nuk e kam pasur ndonjėherė frikėn e konsumimit. Kam pothuajse gjashtė vjet qė dal ēdo ditė nė ekran, dhe ende shefat e mi nuk kanė marrė ndonjė notė proteste ku tė thuhet “na lodhi ajo Sonila Meēo”!

Po ti vetė lodhesh ndonjėherė nga tė qenit nė qendėr tė vėmendjes?
Varet si e shfrytėzon popullaritetin tėnd. Nėse kėrkon vėmendje nė ēdo sekondė tė jetės tėnde, atėherė mund tė vij njė ditė qė do tė lodhesh vėrtetė e do pėrftosh sindromin Greta Garbo. Unė mendoj se kam qenė e aftė ta ndaj ekranin nga jeta personale. Ekrani pėr mua zgjat vetėm 45 minuta, domethėnė aq kohė sa jam nė sytė e publikut. Nė pjesėn tjetėr tė ditės unė jam njeri shumė i zakonshėm me probleme tė zakonshme.

Dhe sigurisht kjo sjell para...
Paguhem mirė, e pranoj. Media ėshtė njė nga profesionet mė tė paguara nė Shqipėri. Njė nga tė mirat e tė qenit e njohur ėshtė se kam shpesh oferta pėr tė marrė pjesė nė aktivitete tė ndryshme si moderatore apo tė ndihmoj me projekte tė ndryshme, dhe kjo natyrisht ka njė shpėrblim financiar tė kėnaqshėm. Ah, pastaj po tė flisnim pėr vila nė jug tė Francės e jahte…(qesh)

Je bėrė pishman pėr ndonjė gjė gjatė gjithė kėtyre viteve?
Hmm… mė vjen inat qė jam pak mė shumė e ndjeshme seē duhet. Po stėrvitem qė tė jem pak mė e pėrmbajtur, por ėshtė e vėshtirė tė ndryshosh kur je 29. Ka raste qė pėr momentin nuk e pranoj dot njė kritikė dhe prekem, megjithatė, ata qė mė njohin mė mirė dhe mė kanė duruar e dinė se kjo anė e imja ėshtė e padėmshme.

Po tė japim njė mundėsi tė lavdėrosh pa modesti veten tėnde. Ēfarė pėlqen mė shumė tek ti?
Kam vullnet, kam shumė vullnet, besoj se kjo ėshtė njė armė e fortė e imja, qė mė ka bėrė tė rezistoj kaq gjatė.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.eharrova.com
 
Sonila Meco "Dashuria ime gjashtėvjeēare"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Te pathenat V.I.P-
Kėrce tek: