PortalliPortalli  ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  ChatChat  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Kush do e fitoj Champions League 2008-2009 ??
Tue Sep 16, 2008 9:17 pm nga ACMILAN

» champions league 2008-2009
Tue Sep 16, 2008 9:05 pm nga ACMILAN

» Si ndiheni ne kto momente!!!
Mon Sep 15, 2008 6:29 pm nga ACMILAN

» Nuk Duroj Dote..
Mon Sep 15, 2008 6:28 pm nga ACMILAN

» Fjali te tjera
Mon Sep 15, 2008 6:27 pm nga ACMILAN

» Pershkruani anetaret e forumit vetem me nje fjale
Mon Sep 15, 2008 6:24 pm nga ACMILAN

» cifti me i bukur i forumit ose chatit
Mon Sep 15, 2008 6:22 pm nga ACMILAN

» Ky Kjo Siper..
Mon Sep 15, 2008 6:21 pm nga ACMILAN

» Si te zesh nje femer ....
Mon Sep 15, 2008 6:20 pm nga ACMILAN

Social bookmarking
Bookmark and share the address of Free-Time on your social bookmarking website
Feja
Falja e Namazit
Bibla Shqip
Kohet e faljes ne 6 miljon qytete
Shtetet:
Zbavitje Chat
http://widget.mibbit.com/?settings=7ca12664887d4b6e7a0fa6552f9e0de6&server=irc.hapesira.org&zbavitje=%23myChan
Fjalore
Shqip - Shqip
Shqop -Anglisht
Anglisht - Shqip
Shqip - Greqisht
Greqisht - Shqip
Shqip - Italisht
Italisht - Shqip
Fjalor Interneti

Share | 
 

 Sekretet e njė zonje 100% klasike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Killerina
Kryetare Bashkie
Kryetare Bashkie


Numri i postimeve : 1553
Age : 107
Location : everywhere
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Sekretet e njė zonje 100% klasike   Thu Mar 06, 2008 3:14 pm

Pėrtej kamerave dhe asaj qė shfaq nė publik, rrėfimi i Xhoana Nanos. Pėrtej suksesit tė biznes, jeta e njė familjeje normale. Gruaja e ish- kryeministrit tregon gjithė ēikėrrimat femėrore, qė nga veshja e “look”-u e deri tek pasioni pėr kuzhinėn dhe arredimin. Por edhe dy dashuritė e saj tė mėdha: Klajdin dhe Fatos Nanon




Fotografit tė revistės sonė nuk i nevojitet sigurisht njė shtrėngim dore dhe njė prezantim i thjeshtė fare “Xhoana”, pėr ta njohur personazhin e kopertinės sė radhės. Pėrkundrazi, ka ardhur i pėrgatitur shpirtėrisht qė do fotografojė pikėrisht Xhoana Nanon dhe prandaj ka marrė me vete tė gjitha pajisjet e ndriēimit, ka pyetur se me ēfarė ngjyrash ėshtė e arreduar zyra e saj, tė ē’natyre do tė jenė veshjet… Veēse ai shtrėngim dore, shoqėruar me prezantimin e thjeshtė “Xhoana”, e bėn tė ndihet menjėherė shumė mė komod nga sa mendonte se mund tė ndjehej pėrballė gruas sė ish – kryeministrit apo kandidatit pėr president tė Republikės dhe kėshtu mund tė punojė fare i shpenguar: t’i sugjerojė njė pozė tė caktuar, tė insistojė qė ajo ta mbajė kokėn pak mė pėrpara, tė buzėqeshė pak mė shumė, tė mos qeshė aq shumė… Gati gati po aq i shpenguar, sa ē’ėshtė edhe Lili, parukierja dhe grimierja prej vitesh e Xhoana Nanos, (e pranishme gjatė gjithė kohės nė setin e imporovizuar fotografik) e qė duket qė ka me tė njė miqėsi qė shkon pėrtej marrėdhėnies sė thjeshtė me njė kliente. “Eshtė pikėrisht kėshtu”, thotė Xhoana Nano, “Ka disa njerėz, si avokati apo parukierja pėr shembull, me tė cilėt ndihesh mirė kur i ke edhe miq”. Prandaj dhe qė nga viti 2002 ajo ia beson look-un e vet vetėm duarve tė Lilit, pikėrisht atyre duarve qė mund tė bėjnė mrekullira, por pa ia ndryshuar kurrė thelbin: origjinalitetin klasik.

Xhoana Nano nuk ėshtė aspak tipi qė i pėlqejnė ndryshimet dhe eksperimentet. Eshtė mjaftueshmėrisht e bukur pėr tė kėrkuar qė tė bėhet edhe mė. Dhe ėshtė e ndėrgjegjshme se tė qenit gruaja e Fatos Nanos, tė qenit personazh publik dhe nė qendėr tė vėmendjes ėshtė njė pėrgjegjėsi mė shumė, nga ato qė tė bėjnė tė peshosh mirė ēdo hap qė hedh, duke rrezatuar vetėm qėndrueshmėri. Prandaj dhe qė nga ajo dita e parė kur u shfaq publikisht nė krah tė tij e deri sot e kėsaj dite, duket sikur nuk ka rrjedhur asnjė gram kohė, ajo vijon tė jetė po e njėjta: tė njėjtėt flokė tė zinj tė gjatė dhe veshjet rigorozisht klasike. Sa u takon flokėve, nuk e mban mend veten pėrveēse kėshtu, pėrveē njė rasti diku nga klasa e shtatė kur guxoi t’i bėnte “tė shkurtra” deri poshtė supeve, apo njė rasti tjetėr kur pothuajse njėzetvjeēare guxoi tė bėnte njė permanent, qė bėri ēmos pastaj t’ia hiqte sa mė shpejt efektet… Pėr sa u takon veshjeve, nėse nuk ėshtė nė krah tė tė shoqit, atėherė mund edhe tė dalė pa kostumet e saj tė pėrhershme, tė jetė edhe me ndonjė fustan sport chic mėndafshi (sapo mbaron fotografitė, vesh njė tė tillė), apo me njė bluzė me ngjyra. Por edhe kėto nuk mund tė jenė pėrveēse brenda stilit tė saj klasik. “Mendoj se ėshtė e gabuar tė ndjekurit e ēdo lloj mode. Ēdokush duhet tė gjejė stilin e tij nė bazė tė personalitetit qė ka. Prandaj dhe mė pėlqen tė ndjek gjithmonė stilin tim, atė qė edhe mė pėrshtatet”. Kjo nuk do tė thotė aspak qė Xhoana Nano nuk e pėrshtat gardėrobėn sipas tendencave tė modės: mund tė luajė me ngjyrat dhe dizajnin e copave, por duke ruajtur prerjet klasike. Ka ca rregulla, tė cilat i zbaton gjithmonė, shkon drejt tyre qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Si fundet pėr shembull, tė cilat janė gjithmonė tė gjatė poshtė gjurit (njė kuriozitet: nuk ka veshur kurrė minifund, as nė fillim tė viteve ’90 kur fundet e shkurtėr ishin njė must i tė gjithė gardėrobave). Gjithashtu mund tė guxojė t’i rėndojė pak gėrshėrėt mbi tė hapurėn e bluzės, ama gjithmonė pėr nga drejtimi i supeve, asnjėherė nė mėnyrė vertikale. Mos prisni ta shihni kurrė me ndonjė jakė “V” tė theksuar. Dekolteja e saj tenton tė hapet vetėm drejt shpatullave. Ashtu si bluza qė ka zgjedhur pėr tė pozuar nė kopertinėn e revistės. Apo si fustani i saj i dasmės, tė cilin ajo e kėrkoi tė ishte i tillė. Ky ėshtė stili i saj lehtėsisht i identifikueshėm. Aq sa nuk do ishte fare ēudi qė ndoshta pas disa vitesh, zonjat klasike, bashkė me palltot rozė stil Jacie O, tė zgjidhnin edhe jakat tip Xhoana N.

Shijen e saj klasike Xhoana Nano, pėrveēse nė zyrėn dhe nė “look”-un e saj, e ka stampuar edhe nė zyrėn e bashkėshortit dhe nė shtėpinė e tyre. Dy “kryeveprat” e fundit tė saj sapo kanė mbaruar: nė shtėpi ka shembur disa mure, ka ndryshuar disa dekorime dhe u ka ndėrruar vendet disa ambienteve, kurse me zyrėn e tė shoqit, njė hapėsirė te Kullat Binjake, ėshtė marrė nga fillimi nė fund vetė. “Unė e njoh tashmė shumė mirė dhe e di se ēfarė i pėlqen dhe e bėn tė ndihet mirė. Dhe ai nuk ia besoi asnjė arkitekti tjetėr”, tregon e kėnaqur zgjedhjen dru panna, ngjyrė floriri dhe vishnje tė zyrės, qė sipas saj, tregon “harmoninė e shpirtit tė dėlirė dhe zemrės sė ngrohtė”, ku ish- kryeministri zhvillon gjithė aktivitetin e tij politik. Me tė njėjtat ngjyra (vetėm se pa tė florinjtėn), por me mobilie pak mė moderne, Xhoana ka arreduar dhe zyrat e kompanisė sė saj “Joy Travel”. Tregon se pak a shumė kėto ngjyra mbizotėrojnė edhe tani me ndryshimet e reja qė i janė bėrė banesės sė tyre pas Shallvareve... Vetėm se ndryshe nga biseda pėr zyrat, tek kjo e shtėpisė nuk i pėlqen tė ndalet mė gjatė. Dhe zor se do tė pranonte tė fotografohej brenda atyre ambienteve. Janė sigurisht zonė e ndaluar pėr kureshtarėt... “Gjithsesi aty mbizotėron rregulli, pastėrtia, lulet dhe ngjyrat relaksuese”, tregon Xhoana, e kėnaqur qė ky rinovim i fundit i ka dalė ashtu siē e kishte imagjinuar. “Nė fakt, nuk jam natyrė shpėrdoruese, mė pėlqen qė gjėrat t’i ndryshoj, por jo t’i zhbėj dhe tė blej domosdoshmėrisht tė reja. Ndryshimi nė shtėpi mė kėnaq, qoftė edhe kur ndėrroj sistemin, ndėr tė tjera sepse ndihem shumė mirė kur merrem me punė”.
Nė fakt, vetėm pėr punė qė Xhoana Nano nuk ka pse tė ankohet: ėshtė ndėr ato pak femra qė mund tė krenohet e tė thotė me gojėn plot se gjithēka qė ka e ka ngritur vetė. “Ėshtė njė gjė, pėr tė cilėn ndihem sigurisht mjaft krenare: isha vetėm 26 vjeē kur mendova se kishte ardhur momenti qė gjithė pėrvoja qė kisha grumbulluar nė kėtė biznes, mund tė mė shėrbente pėr tė krijuar diēka timen. Nuk ishte sigurisht gjėja mė e thjeshtė nė botė, por kur gjėrat bėhen me vėshtirėsi, janė edhe mė tė vlefshme”. Gjithēka nisi nė vitin 1999: kishte momente qė ajo mendonte se edhe mund tė dėshtonte, tani, tetė vjet mė pas, e gjitha i duket njė iniciativė shumė e madhe: “Tani mė vjen mirė qė me gjithė moshėn qė kisha, besoja shumė tek vetja”, rrėfen pa e mohuar aspak faktin qė tė qenit Zonjė e Parė e ka bėrė mė tė dukshėm biznesin e saj, duke shėrbyer si publicitet i mirė. “Do ishte e panatyrshme ta mohoja kėtė gjė. Sepse nė biznes, edhe thashethemet dhe keqdashjet e shpifjet, mund tė tė shėrbejnė si reklamė”, tregon ajo duke qeshur. Por kjo nuk do tė thotė aspak qė i ka pritur gjithmonė kaq e qeshur thashethemet apo ato qė janė shkruar pėr tė. Sidomos nė fillimet e lidhjes sė saj me Fatos Nanon, atėherė kur historia e tyre ishte kryefjalė e tė gjithė gazetave. “Nė fillim mė shqetėsonin, sigurisht. Mesa duket, nuk mė ishte trashur lėkura akoma”,- thotė, teksa kujton se ishte qetėsia e Fatos Nanos, qė i shihte tė gjitha si shakatė e zakonshme, ajo qė e kishte bėrė t’i merrte me mė shumė sportivitet ato qė thuheshin dhe ato qė shkruheshin. Por kjo nuk do tė thotė qė edhe tani i ėshtė trashur lėkura aq sa tė zbavitet me ato qė mund tė sajohen. Thjesht beson se ėshtė forcuar, ndonėse ka edhe raste qė vazhdon tė mėrzitet. “Mė shqetėsojnė sigurisht kur kalojnė ēdo kufi, kur rrėmojnė nė familje. Sidomos mėrzitesha nė fillim kur brenda gjithė kėsaj pėrfshinin edhe tim bir, Klajdin. Mė shqetėsonte mbi tė gjitha si ndikonte kjo nė botėn shpirtėrore tė njė vogėlushi nė rritje”. Por tashmė ky nuk ėshtė mė shqetėsim: Klajdi ėshtė rritur dhe ka mendimin e tij pėr gjithēka.

Ka raste qė Klajdi, Xhoanės i duket si i rritur para kohe: “Jep vlerėsime apo gjykime tė ēuditshme, edhe pėr gjėrat qė unė mendoj se ai ende nuk i di. Pėr kėtė mė vjen edhe pak keq, mė duket ende herėt dhe mendoj se duhet qė ai tė vazhdojė tė shijojė fėmijėrinė e tij”. Por ja qė Klajdi, tashmė njė 14-vjeēar, gati njė kokė mė i gjatė se e ėma, ėshtė rritur dhe pėrveē daljeve tė zakonshme tė adoleshentėve pasditeve, ka edhe dėshirė tė shkojė nga pak e tė ndihmojė mamin nė zyrė. Nga ana tjetėr, sapo ka mbaruar klasėn e tetė me tė tėra dhjeta, duke bėrė krenare mami Xhoanėn dhe duke mbajtur fjalėn qė i kishte dhėnė babi Fatosit (mami Xhoana, si tė gjitha mamatė e botės, e thotė kėtė me sy tė rrėmbushur nga lumturia). Ka dhėnė edhe dy provimet e para, ku ka marrė gjithashtu dhjetė dhe i ka mbetur pėr t’u marrė dhjeta e fundit, ajo nė lėndėn mė tė lehtė pėr Klajdin, matematika: “Nė matematikė i ka ngjarė sigurisht mamit”, - thotė Xhoana e lumtur qė i biri ka trashėguar nga ajo pasionin pėr shkencat ekzakte. Dhe sigurisht qė edhe aftėsinė pėr biznes nė tė ardhmen. Kur vjen puna tek e ardhmja e Klajdit, Xhoana ndjen ta kapė njėfarė shqetėsimi: “Kam njė lloj keqardhjeje kur mendoj qė do vijė koha e fakultetit dhe mund tė ikė nga shtėpia. Por pėrpiqem tė mos e mendoj, thjesht e spostoj nė kohė kėtė mendim”. Ka nė fakt shumė gjėra tė tjera pėr tė menduar e pėr tė shijuar bashkė me tė birin. Pėr shembull, teksa tė dy pozojnė pėrpara aparatit dhe ai i kursen buzėqeshjet, ajo nis dhe e ngacmon pėr njė shoqe... Kaq dhe asnjė fjalė mė shumė nė syrin tonė: ajo nuk mund tė rrezikojė kurrsesi tė rrėfejė intimitetet e tė birit dhe tė humbė pastaj atė fill sekretesh qė i lidh bashkė...
E ndėrsa ajo vijon ta trajtojė si fėmijė tė vogėl, ndonėse nga ai Klajdi i ca viteve mė parė qė buzėqesh nė njė fotografi nė zyrėn e saj (me ondet e verdha qė i ka bėrė zero vetėm njė ditė mė parė) fare pak ka mbetur, Fatos Nano ka kohė qė sillet dhe bisedon me tė si me njė tė rritur. “Tani jam plotėsisht e bindur qė fėmija ėshtė ekzaktėsisht pasqyra e prindėrve”,- thotė Xhoana, teksa tregon qė nė fund tė fundit Klajdi i saj i ruan akoma ca zakone fėminore. Siē ėshtė pėr shembull dėshira pėr tė shijuar gatimet e mamit tė vet. “Kjo ėshtė njė kėnaqėsi, nga e cila edhe unė nuk dua tė heq dorė: e shoh qė edhe Fatosit edhe Klajdit u pėlqen kur unė gatuaj pėr ta”, -tregon Xhoana, e bindur se sipas tė gjitha parametrave, me tė cilat mund tė matet njė zonjė shtėpie, ajo quhet amvisė e mirė. Si vajzė e rritur nė shtėpi nga gjyshja, ka pasur fatin e tė mėsuarit tė tė gatuarit e tė gjitha specialiteteve shqiptare: “Vetėm se me petėt e bakllavasė e kam problem, kurse tė byrekut i bėj mjaft mirė”. “Trajnimit” tė dikurshėm tė gjyshes ajo i ka shtuar edhe specialitetet qė ka mėsuar vitet e fundit nėpėr libra dhe revista tė specializuara, blerja e tė cilave ėshtė njė zakon nga i cili ajo nuk mund tė heqė kurrė dorė. “Nga ana tjetėr, jam nga ato natyra qė mė pėlqejnė delikatesat e shijshme”. Nuk do t’ia privonte kurrė vetes kėnaqėsinė e ushqimit, edhe nėse kjo do t’i garantonte ca kilogramė mė pak, pra mė shumė elegancė. “Ndoshta do tė ishte mirė sikur tė kisha qoftė edhe gjysmėn e vullnetit tė bashkėshortit tim pėr t’u marrė me sport: nėse ai nuk ka ditė qė tė mos bėjė ushtrime, unė pasionin pėr sportin e kam me periudha”.
Nėse nuk do tė frekuentonin tė dy palestrėn e shtėpisė sė tyre, por njė palestėr publike, ndoshta Xhoana do tė kishte qenė mė e rregullt nė frekuentimin e njė sporti me trajner tek koka. “E kemi provuar njė herė, por nuk ishte dhe aq e thjeshtė: si mund tė bėsh stėrvitje kur ngjall kureshtjen e tė tjerėve qė nuk t’i ndajnė sytė!?”. Njė privim ky, me tė cilin Xhoana Nano tashmė ėshtė mėsuar. Jo vetėm sa i takon frekuentimit tė palestrave apo ambienteve te tjera publike. Tė qenit nė qendėr tė vėmendjes e ka bėrė qė tė ridimensionojė shumė gjėra tek vetja: “Tė duhet tė ruash masėn pėr ēdo gjė, ēdo veprim i yti, ka gjithmonė njė tjetėr pėrgjegjėsi”. E nėse Fatos Nano do tė rikthehej edhe njėherė nė pozicion protagonisti nė jetėn politike, duke u zgjedhur President i Republikės dhe ajo tė ishte sėrish Zonjė e Parė? Xhoana Nano nuk ka pikėn e dėshirės tė merret me spekulime politike. Pranon qetėsisht tė thotė atė qė e ka thėnė edhe herė tjetėr: “Personalisht do ta doja ta kisha vetėm pėr vete, sepse kur ke tė bėsh me njė politikan tė kėtij niveli, do tė duhet qė bashkėshortin ta ndash gjithmonė me tė tjerėt. Sidomos me simpatizantėt, qė nė rastin e tij janė tė panumėrt. Por sigurisht nuk mund tė jem unė ajo qė mund ta ndryshoj rrugėn e tij. Pėr mua ėshtė njė fakt i pranuar”. Nėse do tė ribėhej Zonjė e Parė sėrish, pėr tė nuk do tė ishte aspak diēka e re. E ka gjithė eksperiencėn e mjaftueshme, ka sjelljen e duhur pėr ēdo rast, siē ka edhe thjeshtėsinė edhe buzėqeshjen e ėmbėl, me tė cilėn ēarmatosi dhe relaksoi nė tė qindtėn e sekondės edhe fotografin tonė, teksa i shtrėngoi dorėn dhe iu prezantua ashtu thjesht: “Xhoana”.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.eharrova.com
 
Sekretet e njė zonje 100% klasike
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Te pathenat V.I.P-
Kėrce tek: