PortalliPortalli  ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  ChatChat  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Kush do e fitoj Champions League 2008-2009 ??
Tue Sep 16, 2008 9:17 pm nga ACMILAN

» champions league 2008-2009
Tue Sep 16, 2008 9:05 pm nga ACMILAN

» Si ndiheni ne kto momente!!!
Mon Sep 15, 2008 6:29 pm nga ACMILAN

» Nuk Duroj Dote..
Mon Sep 15, 2008 6:28 pm nga ACMILAN

» Fjali te tjera
Mon Sep 15, 2008 6:27 pm nga ACMILAN

» Pershkruani anetaret e forumit vetem me nje fjale
Mon Sep 15, 2008 6:24 pm nga ACMILAN

» cifti me i bukur i forumit ose chatit
Mon Sep 15, 2008 6:22 pm nga ACMILAN

» Ky Kjo Siper..
Mon Sep 15, 2008 6:21 pm nga ACMILAN

» Si te zesh nje femer ....
Mon Sep 15, 2008 6:20 pm nga ACMILAN

Social bookmarking
Bookmark and share the address of Free-Time on your social bookmarking website
Feja
Falja e Namazit
Bibla Shqip
Kohet e faljes ne 6 miljon qytete
Shtetet:
Zbavitje Chat
http://widget.mibbit.com/?settings=7ca12664887d4b6e7a0fa6552f9e0de6&server=irc.hapesira.org&zbavitje=%23myChan
Fjalore
Shqip - Shqip
Shqop -Anglisht
Anglisht - Shqip
Shqip - Greqisht
Greqisht - Shqip
Shqip - Italisht
Italisht - Shqip
Fjalor Interneti

Share | 
 

 Tirana, stacioni i dyte i Aurela Gaces

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Killerina
Kryetare Bashkie
Kryetare Bashkie


Numri i postimeve : 1553
Age : 107
Location : everywhere
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Tirana, stacioni i dyte i Aurela Gaces   Thu Mar 27, 2008 1:54 pm



Pas mungesės 5 vjeēare tanimė po mban premtimin e dhėnė: gjithmonė e mė shumė nė Tiranė. Me hitet e vjetra por sė shpejti dhe me albume tė reja apo koncerte. Jeta nė Amerikė pėrtej zhgėnjimeve shqiptare

Mesa duket e kishte pasur shumė seriozisht Aurela Gaēe dhjetorin e kaluar kur, pas pesė vjetėve largimi dhe shkėputjeje nga Shqipėria, tha se tashmė do tė rikthehej gjithmonė e mė shpesh. Ka mjaftuar njė ftesė pėr tė kėnduar nė spektaklin e “Miss Universe Albania”, organizuar nga “Jeta Media Company” qė ajo tė gjendet sakaq nė Tiranė. Po aq e zhurmshme dhe e qeshur, nė shoqėrinė e miqve tė vjetėr, me kėngėn “Jetoj”, me tė cilėn fitoi ēmimin e parė nė festivalin e vitit 2001, vetėm pak muaj pėrpara se tė ikte drejt Amerikės, dukej sikur koha nuk kishte kaluar pėr as edhe njė ēast edhe ajo kishte qenė gjithė kohės kėtu. Nėse nuk do tė ishte pėr linjat mė elegante tė trupit nėn petkat e zeza dhe flokun e zi, aq ndryshe nga imazhi prej biondeje me tė cilin u largua, gjithēka do tė ishte dukur si njė kthim nė kohė. Ajo ėshtė njė ndėr tė vetmet qė ia del mbanė qė edhe pas njė shkėputjeje 5-vjeēare tė mos ngjallė thjesht nostalgji, por tė shijohet sikur tė kishte qenė ditė pas dite nė atė skenė.

Nuk tingėllon aspak njė zgjedhje e rastėsishme kjo e kėngės. Pikėrisht i fundit ēmim i parė, i ardhur atėherė kur duhej pas kaq e kaq zhgėnjimesh me kėngė hite, por qė juria nuk u jepte ēmimin e parė (ose ia jepte njė ditė mė pas, pa i lėnė mundėsinė e triumfit nė skenė) bashkė me premtimin se ajo kėngė do tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Festivalin Evropian. Gjė qė nuk ndodhi. Anulimi nuk do tė ishte diēka qė mund ta linte indiferente Aurela Gaēen. Vetėm pak muaj mė pas, nė shkurtin e 2002-shit, ajo do tė largohej duke e lėnė kėtu zhgėnjimin qė pėsoi. Kishte arritur majat qė mund tė arrijė njė kėngėtar nė Shqipėri. I kishte marrė kėtij vendi gjithēka qė mund t’i merrej, tė mira dhe tė kėqija. Nuk kishte plane pėr ndonjė karrierė ndėrkombėtare. Siē ishte dhe tejet e zhgėnjyer nga bėrrylat alla- shqiptarēe. Ikja drejt Amerikės erdhi pikėrisht nė momentin e duhur, ndonėse ajo nuk kishte menduar ndonjėherė si tė pėrhershėm largimin. Ndryshe nga tani, kur ėshtė shumė e sigurt teksa thotė se e ka vendosur: nuk do tė kthehet mė pėr tė jetuar nė Tiranė. Tani qė ka zbuluar Amerikėn ėshtė e bindur se kėtu do tė jetė e pranishme vetėm me kėngėt dhe albumet e saj tė reja. Jeta e saj do tė vijojė andej.

Kur iku, nuk mendonte aspak kėshtu. Madje nuk e dinte se do tė rrinte kaq gjatė pa ardhur nė Tiranė. Sepse nuk e dinte se ēfarė ishte Amerika dhe sa kohė duhet tė presėsh pėr tė siguruar letrat qė duhen pėr njė lėvizje tė lirė. “Kėto letra munda t’i siguroj vetėm pak muaj mė parė”, rrėfen ajo teksa udhėtimin e parė drejt Tiranės e rezervoi pėr mesin e dhjetorit, kohė kur ishte disi mė e lirė e kur mund tė rrinte pak mė gjatė. Sigurisht njė dhuratė pėr fundvit pėr familjarėt e saj bashkė me pengun qė nuk mund ta kalonte me ta natėn e ndėrrimit tė viteve, kur i duhej tė ishte sėrish atje, sepse kishte nėnshkruar njė kontratė pune pėr tre netėt e festės sė madhe. Tashmė jeta e saj ėshtė e lidhur ngushtė me New Yorkun. “Nė ēastin qė vendosa tė ikja drejt Amerikės, nuk e mendoja se do tė ndodhte kėshtu. Arsyeja kryesore qė ika ishte ime motėr, qė kishte nisur studimet atje. Mendoja se pasi tė sistemoja atė do tė kthehesha. Por ndėrsa prisja tė mė dilnin letrat, kuptova se ishte mė mirė tė qėndroja pėrfundimisht atje”. Nuk do t’i duhej shumė kohė pėr ta kuptuar kėtė gjė, ndoshta sepse qė nė fillim Amerika i priu pėr mbarė. “Unė shkova me njė vizė pune. Kisha firmosur njė kontratė qė veē rrogės mė siguronte dhe apartamentin ku do tė jetoja. Ē’ka do tė thoshte se kisha njė bazė tė sigurt pėr t’ia nisur mbarė jetės sė re”. Por a mjaftonte kaq pėr t’u ndjerė mirė? “Sigurisht qė jo. Paratė qė unė fitoja nga puna mė duhej t’i shpenzoja pėr dokumentet dhe avokatėt, pėr motrėn qė vazhdonte studimet. E tė gjitha kėto kushtonin jo pak. E nė fillim nuk ishte e lehtė tė siguroje aq sa tė duheshin pėr tė pėrballuar tė tilla shpenzime, sepse unė gjendesha nė njė vend ku mė njihnin fare pak, pėr tė mos thėnė aspak”. Aurela tregon se nėse nuk do tė kishte pasur ndihmėn e Eli Farės dhe tė Valbona Ēobės zor se do tė shpėtonte prej atij hutimit qė e kishte mbėrthyer nė ato ditėt e parė tė jetės amerikane. “Ishte njė tjetėr botė, qė nuk e njihja aspak. Mė duhej tė nisja njė jetė krejt tė re ndėrsa isha 27 vjeē dhe ndjeja se nė Tiranė kisha krijuar njė karakter qė nuk i shkonte shumė pėrshtat Amerikės”. Por do ta mblidhte mendjen shumė shpejt pėr tė besuar se do t’ia dilte mbanė edhe kėtė herė.

Aurela e kishte provuar ca vite mė parė se ē’do tė thoshte tė nisje njė jetė tė re. Kur do tė vendoste tė shkėputej nga fshati Llakatund, ku kishte lindur e ishte rritur, pėr tė jetuar e pėr t’u bėrė e famshme nė Tiranė, nuk ishte mė shumė se 19 vjeē. Nuk kishte pse tė mos ia dilte mbanė tani qė ishte 27 vjeē. “Kėtė herė sigurisht qė ishte edhe mė e vėshtirė. Mes fshatit tim dhe Tiranės atėherė nuk kishte kaq shumė ndryshime sa ē’pashė mes Shqipėrisė dhe Amerikės. Atėherė kur zbrita nga fshati nė kryeqytet isha mė moskokėēarėse dhe gjithsesi e dija se nė ē’dyer duhej tė trokisja pėr tė provuar shansin. Ndėrsa atje nuk dija nga tė hidhja kėmbėt”. Gjithsesi edhe atje nuk do t’i duhej mė shumė se njė vit pėr t’u integruar ashtu si duhej nė jetėn amerikane. “Kuptova se duhej tė hyja brenda komunitetit tė shqiptarėve qė nuk mė njihnin fare. Arrita qė pas fare pak kohėsh ata tė mos thoshin mė ka ardh njė gocė nga Tirana tė kėndojė, por tė mė thėrrisnin nė emėr. E kjo do tė thoshte punė mė shumė e para mė shumė”. Nė Amerikė me kaq duhej tė kėnaqej. Ajo e dinte qė nė fillim se ku po shkonte, e dinte se atje nuk mund tė bėhej fjalė pėr festivale e pėr koncerte tė mėdha.

Nuk mund tė ketė koncerte apo ture si tė kėngėtarėve amerikanė, por kjo nuk do tė thotė qė asaj i ka munguar apo ka pėr t’i munguar kėnaqėsia e njė salle tė mbushur plot me njerėz qė kėndojnė nė kor kėngėt e saj. Mjafton njė “search” minimal nė internet pėr tė parė qė ajo ėshtė absolutisht mė e kėrkuara ndėr kėngėtarėt shqiptarė qė kėndojnė nė Diasporė. Mjafton vetėm lajmi se do tė kėndojė ajo, qė biletat tė stėrshiten. Thuhet se ėshtė mė e paguara ndėr ta. Por kjo ėshtė vetėm aq sa thuhet. Ky ėshtė njė argument pėr tė cilin Aurela nuk jep detaje. Sigurisht qė fiton aq sa pėr t’u ndjerė mirė dhe e pavarur. Dhe kjo tė bėn dhe disi mė tė ndėrlikuar si tip kur vjen fjala pėr tė zgjedhur nė njeri pėr t’u martuar apo edhe pėr tė jetuar nėn tė njėjtėn strehė. “Unė kam mbėrritur nė njė moshė kur e di vetė se ēfarė duhet dhe ēfarė s’duhet tė bėj me jetėn time e kur zor se mund tė lejoj njeri qė tė mė mėsojė e tė mė imponojė mendimet e tij. Nė gjithė kėto vite mė ėshtė dashur tė lodhem shumė pėr tė siguruar buxhetin tim e pėr tė ndėrtuar njė jetė normale dhe gjithēka kam kaluar mė ka bėrė shumė mė tė fortė nga ē’kam qenė mė parė. Ndaj jam e bindur kur them se njė mashkull duhet tė jetė shumė i fortė nėse pretendon se mund tė mbajė njė femėr kaq tė fortė nė krah. Unė e di qė shumėkush thotė pėr mua- ajo ėshtė e frikshme. Unė nuk jam e frikshme. Jam thjesht shumė e fortė”. Nė fakt ėshtė thjesht fobi e saj. Sepse nuk duket as e fortė dhe aq mė pak e frikshme. Eshtė thjesht njė vajzė qė i ėshtė dashur tė bėjė gjithēka vetė nė jetė. Me linjat elegante nėn petkat e zeza dhe modelin e ri tė flokėve alla -franceze ėshtė thjesht njė ikonė e artit, e detyruar ta ndajė karrierėn dhe jetėn mes dy kontinenteve. Tashmė me mė shumė ndalesa nė Tiranė.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.eharrova.com
 
Tirana, stacioni i dyte i Aurela Gaces
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Art | Kultur :: Muzike-
Kėrce tek: